Edi Rama zgjedh qytetin e tij të preferuar për të kaluar të dielën, merr Zahon dhe Lindën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel larg Tiranës. Rama, siç dhe zbulon përmes një fotoje në Facebook dhe Instagram, ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të kaluar ditën me familjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shfaqet krah bashkëshortes, Lindës dhe djalit të tyre, Zahos, në shëtitoren e Vlorës.
Ajo që bie më shumë në sy është fakti që Rama, Linda dhe Zaho kanë zgjedhur të shijojnë diellin e Vlorës të kombinuar me njëri-tjetrin, të veshur të gjithë në të zezë.
“Vlora e bukur”, shkruan Rama në faqen e tij zyrtare. Vlora është vërtet e bukur, por mund të ishte akoma edhe më shumë, nëse qeveritë tona ndër vite do të kishin punuar me më shumë seriozitet.
Lungomare dhe plot hapësira të tjera në qytetin bregdetar janë një kënaqësi e madhe për shqiptarët, por presim edhe më shumë. Duam që turistët të vijnë nga e gjithë bota.
Kur të huajt mahniten për vendin tonë, krenaria jonë shtohet edhe më shumë. Urojmë që të ndodhë në shkallë rritëse dhe kurrë të mos qëndrojmë në vendnumëro.





