Ekskluzive/ Sonte promovohet mega hiti i Taynes në bashkëpunim me Marinin

Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline, reperja e famshme kosovare, Tayna, është gati për të goditur tregun me një hit të ri.

Kēsaj radhe ajo ka bashkuar forcat me Marinin.

“Alpha X Omega”, titullohet projekti të cilin dyshja do ta vizualizojnë me videoklip.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije që mega hiti do të provomohet sonte në ‘Rinora 4’, në Zvicër.

Kështu që bëhuni gati, sepse ka nisur numërimi prapa për super projektin e Taynes./Indeksonline/