Emocionuese! Londinezët kamp jashtë pallatit Mretëror, për të respektuar edhe një herë Elizabetën

Më shumë se 8 km llogaritet radha  në Londër e qytetarëve që duan ti bëjnë nderimet e fundit mbretëreshës së tyre.

Do u duhen të presin më shumë se 30 orë për tu futur në westminster hall, aty ky trupi i mbretëreshës do të qëndrojë për 4 ditët e ardhshme.

Që prej orës 17:00, të kësaj të mërkure , qytetarët që pritet të jenë rreth 1 milion, do të mund të kalojnë pranë mbretëreshës për t’i bërë nderimet e tyre.

Prej ditësh me qindra prej tyre kanë ngritur kamp rreth pallatit Bakingam, me qëllimin për të parë për herë të fundit mbretëreshës.

“Mbretëresha do të thotë shumë për mua, e respektoj shumë. Ajo është i vetmi person që kam njohur ndonjëherë në jetën time që është kujdesur për të gjithë, dhe ajo e meriton të jemi këtu për të,  do të doja të bëja më shumë për të.”– tha Jackie Carter

“Ne  kemi qenë këtu gjithë natën dhe me kënaqësi do ta bënim përsëri. Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet dhe u kujdes për të gjithë, ky është minimumi që mund të bënim për të.”– tha Suzanne Howell.