Ermiona reagon për herë të parë me një foto të bukur pas përjashtimit: Të dua më shumë se jetën

Ditën e sotme “Big Brother VIP” skualifikoi Ermiona Lekbellon nga formati për dhunë verbale. Mbrëmjen e djeshme ajo pati disa debate me disa prej banorëve dhe si duket është gjykuar se ka përdorur dhunë verbale.





Në fakt, Jona kërkoi të largohet edhe vetë mbrëmjen e djeshme duke thënë se nuk mundet të vijojë dot më shumë.
Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i saj i parë në mediat sociale. Dhe jo ky reagim nuk ka të bëjë me lojën.





Por, me vajzën e saj, Lisën të cilën e ka përmendur aq shumë.Ajo ka postuar një foto të saj në Instagram, duke shkruar “Të dua më shumë se jetën, je gjithçka e imja”.
Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.Luizi: kjo është lojë nervash. Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.





Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.

