Është pa ekip, por djaloshi shqiptar që luan me Luksemburgun shënon 3 gola në ndeshjen eliminatore

Lojtarët shqiptarë janë të shumtë dhe përfaqësojnë Kombëtare nga më të ndryshme në botë. Një prej tyre është edhe Leon Elshan, i cili është pjesë e Luksemburgut U-19.

Në ditën e sotme ky sulmues 17-vjeçar ka marrë qendrën e vëmendjes pasi arriti që të shënonte 3 gola në barazimin 4-4 në transfertë me Turqinë U-19.

Lojtari nga Kosova shënoi dy herë në pjesën e parë brenda 13 minutave, ndërsa Turqia përmbysi rezultatin por në fund shifrat u mbyllën 4-4.

Ishte sërish Elshani që do të rikthente ndeshjen në ekuilibër të plotë, për t’u mbyllur me dy gola të tjerë, nga një për secilën Kombëtare.

Interesant është fakti se Leoni është aktualisht pa skuadër, teksa së fundmi ishte pjesë e të rinjëve të Rodës në kampionatin holandez.

Luksemburgu bën pjesë në grupin eliminator me Turqinë dhe Bullgarinë me Azerbajxhanin. Ndeshja e radhës do jetë ndaj Bullgarisë.