Fabrizio Romano jep lajmin e funidit për Milanin dhe Brojën

Armando Broja prej kohësh ndiqet nga gjigantët e Serie A, Milan. Kuqezinjtë prej vitesh po aplikojnë një projekt ku qendrën kryesore e kanë talentët e rinj ku spikasin ,Leao, Tomori, Tonali etj.
Këtij projekti, Maldini me stafin e tij dëshirojnë t’i shtojnë edhe sulmuesin shqiptar Armando Broja. 21-vjeçari shihet si zëvëndësuesi ideal i Ibrahmovic dhe Giroud që janë në moshë të madhe.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, ka qenë shpesh afër kësaj çështjeje dhe sëfundmi raporton të rejat e fundit në llogarinë e tij në Twitter.
“Louis Bell, ndërmjetësi i Brojës u takua me Milanin për të diskutuar talentët e agjensisë së tij me kryesorin, Armando Broja.
Milani e vlerëson shumë Brojën prej kohësh por ai tashmë ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare dhe është 100% i fokusuar te Chelsea.”- shkruan gazetari.
Ndërkohë ditën e nesërme, Chelsea përballet me Man. United dhe Broja pritet ta nisë nga stoli këtë takim, për të pasur disa minuta në pjesën e dytë të ndeshjes.





