Faktori “San Siro” dhe kalendari deri në Botëror, Milani thuajse ka kaluar “maloren”. Gazetari Condo: “Nuk e përmend askush…”

Me fitoren 2-0 ndaj Juventusit, Milani ka grumbulluar 20 pikë në 9 javë kampionat dhe ka lënë rrugës vetëm 7 pikë duke përfshirë këtu humbjen e vetme të regjistruar, atë ndaj Napolit në San Siro.
Gjithashtu, ajo që ia vlen të përmendet është se nga 9 vendet e para aktualisht, kuqezinjtë kanë luajtur me 7 skuadra duke grumbulluar në total 11 pikë (Udinese, Inter, Juventus fitore, Atalanta dhe Sassuolo barazim, Napoli humbje)
Tashmë, kalendari i kuqezinjve deri në ndërprerjen e kampionatit për të nisur Botërori dhe për të rifilluar më pas në janar, ka ekipe më të lehta në renditje dhe madje as Lazio dhe as Roma që do të jenë sfidat e vitit 2023.
Kështu, ndeshjet në Serie A që presin kuqezinjtë deri në 13 nëntor janë: Verona-Milan, Milan-Monza, Torino-Milan, Milan-Spezia, Cremonese-Milan dhe Milan-Fiorentina. Në Champions janë Milan-Chelsea, Dinamo Zagreb-Milan dhe Milan-Salzburg.
Nga ky kalendar dallohet se kuqezinjtë do të zhvillojnë plot 5 ndeshje në San Siro dhe 4 në transfertë, për të plotësuar kuadrin. Pikërisht stadiumi mund të kthehet në faktor bazë pasi në fushën e tyre, përjashto Napolin, në një ndeshje ku nuk meritohej aspak humbja, të gjitha ekipet janë dominuar.
Paolo Condò, në faqet e Repubblica, foli për kalendarin e Milanit në këtë mënyrë në fillim të sezonit: “Nëse marrim parasysh ndeshjet midis gjashtë të arratisurve plus Inter dhe Juve, askush nuk ka pasur një kalendar kaq te forte sa Milani, pesë herë më shumë përballë më të mirëve (mundi Udinese, Inter dhe Juve, barazoi në Bergamo, humbi nga Napoli)”.



