Familja shqiptare kthehet nga emigrimi në Greqi dhe hap fabrikën e vajit të ullirit, do punësohen shumë njerëz

Familja Jolla e cila e prej vitesh ka jetuar në Greqi është kthyer në vendlindje për të investuar për ndërtimin e një fabrike ulliri.
Fotot e familjes së kthyer nga emigrimi i ka bërë publike i pari i vendit në rrjetet sociale, i cili thotë se tashmë fermerët shqiptarë po kthehen të investojnë në Shqipëri, pas programeve mbështetëse nga qeveria.
‘Përmes programeve të mbështetjes së qeverisë, fermerët shqiptarë po kultivojnë çdo vit e më shumë kultura të shumta bujqësore, duke ngritur edhe fabrika për përpunimin e tyre.
Familja e Pëllumb Jollës nga Dumreja pas vitesh të gjata emigrimi në Greqi vendosi të kthehej në vendlindje e të investonte në hapjen e një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit, një kulturë mjaft e përhapur në zonën e Dumresë.
Fabrika furnizohet nga një rrjet i gjerë fermerësh duke siguruar certifikimin, standardin, cilësinë dhe paketimin e duhur për të konkurruar në tregun vendas dhe atë të huaj.’- shkruan i pari i vendit.
Me një fond total prej 4.9 miliardë lekë nga buxheti i qeverisë shqiptare, Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi këtë vit, është më e madhja në financimet direkte për fermerët aplikantë.





