Feston me shampanjë në studio: “Plaka (Mbretëresha) më në fund shkoi në ferr”

Një drejtues televiziv argjentinas ka ngjallur neveri në rrjet pasi u shfaq duke festuar largimin nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II, duke hapur një shishe shampanjë.
Ai e quan atë një “plakë” përpara se të marrë dolli për largimin e saj nga jeta. Ky moment është bërë viral dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Ndërsa të famshëm dhe politikanë në mbarë botën kanë bërë homazhe teksa kombi mban zi, gazetari Santiago Cuneo u shfaq duke festuar humbjen e jetës së Mbretëreshës në një video që tashmë është bërë virale.
“Plaka më në fund shkoi në ferr”, thotë drejtuesi i emisionit argjentinas. Në një mesazh të paprecedentë ai shkroi dhe në Tëitter, duke thënë “Gëzim i pamasë dhe i përjetshëm!!!”
Video ka ngjallur neveri në mediat sociale, me një person që shkruan: “Një turp, çfarë mungesë respekti! Ai mund të mos e pëlqejë monarkinë, por mund të respektojë një person që ka humbur jetën…”
Në fakt ka pasur dhe disa reagime të tjera të ngjashme në rrjetet sociale, ku persona të ndryshëm janë gëzuar për këtë lajm, pas pakënaqësive që kanë pasur me sistemin mbretëror.





