Fillon ndërprerja e dritave në Itali, ja momenti epik kur gazetarët e emisionit të njohur mbetën në errësirë (video)

Një pjesë e studios së televizionit italian “La7” është zhytur në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa moderatori e ka kaluar situatën me batutë.
“Mesa duket racionimi i energjisë nisi nga studio tonë”, është shprehur ai, ndërsa kamera tregon dy të ftuarit që qëndrojnë në errësirë.
Italia, si shumë shtete të Europës është duke u përballur me rritjen e skajshme të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
Aktualisht çmimi i energjisë elektrike shënoi sërish rritje këtë javë, duke shkuar në 718 euro për megavat orë. Ndërsa çmimi i gazit u rrit në 321 euro për megavat orë.
"Il razionamento energetico è iniziato…. da La7". Non si accendono le luci dello studio: siparietto durante l'anticipazione della puntata di questa sera de #LaCorsaAlVoto pic.twitter.com/52eLKc778N
— Tg La7 (@TgLa7) August 29, 2022
Nderkohe Në kushtet e një krize globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji.
Përmes një postimi në “Facebook”, Balluku këshillon qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë. “Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krah videos udhëzuese.





