Finalja e “Conference League”/ Një bidon i vogël uji 120 lekë në kioskat e rrugës
Aktualitet
10 muaj më parë

Tirana mbrëmjen e djeshme ishte kryeqendra e futbollit të Evropës, por duket se abuzimet e bizneseve i kaluan limitet e mundshme.
Nëse më parë një bidon uji i vogël në kioskat e qytetit kushtonte vetëm 50-60 lekë, kjo nuk vleu mbrëmë në finalen e “Conference League”, ku mijëra tifozë u mblodhën për të parë ndeshjen.
Një qytetar ka denoncuar abuzimin me çmimet që kioskat bënë ndaj qytetarëve dhe turistëve.
Sipas tij, dje një bidon i vogël uji është shitur 120 lekë në kioska dhe sipas shitësve kjo rritje vjen nga kompania.





