FINALJA E KUPËS/ Juventus-Inter! “Luftë” dhe spektakël..

Në orën 21:00, në stadiumin “Olimpico” të Romës, do të luhet finalja e Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit.
Sfida e sotshme parashikon “luftë” dhe spektakël, gola dhe raste të shumta, si çdo sfidë ndërmjet këtyre dy ekipeve, të cilat kanë qenë gjithmonë të mrekullueshme, dhe sot në stadiumin e mbushur deri në stolin e fundit, kjo përballjr pritet t’i dhurojë të gjitha.
Formacion i konfirmuar te Juventus, me Allegrin që le Morata në pankinë dhe konfirmon Bernardeschi në treshen pas Vlahovic, me Bonuccin në pankinë në favor të Chiellinit. Disa surpriza të tjera te Interi, duke qenë se në të djathtë nuk luan Dumfries, por Darmian. Ndërsa në mbrojtje, D’Ambrosio preferohet ndaj Bastonit, ende jo 100% sipas Inzaghit.
Edhe pse Juventus-Inter është ndeshja më e përsëritur në Kupën e Italisë, me 33 precedentë në total, të dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën vetëm dy herë në finale: në 1959 dhe 1965 me dy fitore për bardhezinjte.
Juventus renditet i pari në listën e nderit të kompeticionit. Në fakt, “Zonja e Vjetër” e ka ngritur Kupën e Italisë 14 herë. 5 prej tyre në 7 edicionet e fundit. Teksa, suksesi i fundit i Inter në Kupën e Italisë, ishte në vitin 2011. Zikalterit e kanë fituar trofeun 7 herë, duke përfshirë 4 ndërmjet viteve 2005 dhe 2011. /Telesport.al





