Fjodora Fjora tregon “propozimin” që i bëri Behgjet Pacollit: Bac, nëse ndahesh me rusen…

Moderatorja Fjodora Fjora ka kujtuar e mahnitur një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë e ftuar, ajo e Behxhet Pacollit me Ana Oksën.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Opinon”, ku tema e diskutimit ishin dasmat dhe traditat, Fjora tha se asokohe i kishte thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare.

Madje, teksa ishte duke folur me humor moderatorja i “bëri një propozim” Pacolit. Fjodora Fjora: Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksën. Është shumë e rëndësishme, është një nga dasmat më të bukura që unë kam bërë në jetën time dhe i kam thënë vetes që nëse ti nuk martohesh dot kështu, më mirë mos e bëj fare.

Blendi Fevziu: Ti deshe të martoheshe si Baca? Fjodora Fjora: Po, si Baca. Bac, gjithsesi po ke në mend, gjithsesi…Blendi Fevziu: Ça i the Bacës se nuk e kuptova?

Fjodora Fjora: I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa. Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre.

Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim Kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksës, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë.