Flamuri me Yllin Komunist Valëvitet në Frankfurt
Aktualitet
7 muaj më parë

Edhe pse Shqipëria prej më shumë se 30 vitesh i ka dhënë fund komunizmit, simbolet e saj vazhdojnë të na dalin para syve edhe sot në vitin 2022.
Në arenën ndërkombëtare dhe më saktë në Frankfurt, Gjermani vendi ynë përfaqësohet nga një flamur me yllin komunist.
Ky flamur duket se është i vendosur krahas flamujve të tjerë, para një ndërtese shumëkatëshe.
Nuk dihet emri që mban ndërtesa apo institucioni që ka zgjedhur të prezantojë Shqipërinë me një flamur me yllin komunist.
Ylli ka qenë pjesë e flamurit në vitet e diktaturës dhe u hoq në vitin 1992 kur u vendosën simbolet e reja të shtetit demokrat.
Nëse ka ndonjë Shqiptar, duhet të ngrihet dhe ta heqë. Nëse ka institucione duhet të shojegojnë çfarë ka ndodhur.





