FLET THEO HERNANDEZ: “Te Milani më duan, duam të shkruajmë histori! Që kur u bëra baba ndryshova. Por premtoj se…”

Theo Hernandez, mbrojtësi i Milanit, ka dhënë një intervistë për revistën Undici, duke filluar me një koment të përgjithshëm për karrierën e tij te kuqezinjtë: “Kur mbërrita te Milan nuk po mbroja mirë. Tani jam përmirësuar, por mund të përmirësohem akoma më shumë: duhet të përmirësohem, në shumë gjëra të ndryshme.
Përmirësimi me Champions League? Jo, unë rritem këtu, në stërvitje, çdo ditë, duke punuar, duke bërë atë që thotë trajneri. Unë jam 25 vjeç dhe duhet të vazhdoj të punoj, sepse dua të rritem dhe të përmirësohem më tej.
Jam shumë i lumtur te Milani, njerëzit këtu më ndihmojnë dhe më duan, ekipi është i fortë dhe ne punojmë mirë. Unë dhe bashkëlojtarët duam të shkruajmë faqe të tjera të rëndësishme në historinë e Milanit.
E kemi nisur mirë sezonin e ri dhe duam të vazhdojmë kështu. Tifozët tanë na ndihmojnë gjithmonë, ata janë një plus i vërtetë për këtë klub”. Ka një grup të madh në Milano… “Eshte shume e rendesishme. Ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm, me lojtarë shumë të fortë, ne jemi miq të vërtetë.
Ne të gjithë punojmë mirë së bashku. Jemi të rinj por jo shumë të rinj, po rritemi dhe po piqemi shumë, si individë dhe si grup, dhe për këtë kemi fituar Scudetton. Sepse kemi punuar mirë bashkë dhe trajneri na ka ndihmuar”.
Dhe Theo Jr gjithashtu ka ardhur ne jete… “Do të doja që edhe Theo Jr. të bëhej sportist, ndoshta futbollist. Por ai është ende shumë i vogël! Ai është vetëm pesë muajsh. Eshtë gjëja më e bukur në botë. Të jesh baba të qetëson jetën. Jeta ime është e thjeshtë: luaj futboll dhe më pas qëndroj me të”.



