Formacionet e finales Roma-Feyenoord
Aktualitet
10 muaj më parë

Roma-Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në finalen e parë të “Conference League”.
Kjo do të jetë finalja e parë europiane që luhet në Shqipëri, në “Air Albania”.
Ndërkohë, mediat italiane kanë bërë me dije një lajm shumë të mirë për Jose Mourinhon, pasi duket se Mkhitaryan ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë sfidë.
Më tej, ato kanë zbuluar edhe formacionet e mundshme se si mund të përballen sot këto dy skuadra.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zalewski, Mkhitaryan, Pellegrini, Abraham.
Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia, Kokcu, Aursnes, Til, Nelsom, Sinisterra, Dessers.





