Formacioni i zgjedhur: 10 të pa ndryshueshëm sipas derbit! Rotacioni prek repartin e fantazisë për shkak nevoje

Pas barazimit në debutimin e tyre kundër Salzburgut, Milani do të kërkojë fitoren e parë në këtë fazë grupi të Champions League nesër në San Siro kundër Dinamo Zagrebit, triumfues në ndeshjen e raundit të parë kundër Chelseat.

Për ta bërë këtë, Stefano Pioli do të mbështetet në atë që mund ta përkufizojmë si ‘tipi 10’, pasi do të luajnë dhjetë lojtarë që zakonisht angazhohen si titullare (duke marrë derbin si formacion ideal) të cilit do t’i shtohet vetëm një risi: Brahim Diaz.

Në fakt, aktualisht spanjolli është përpara Charles De Ketelaere për të luajtur si mesfushor sulmues qendror, si për arsye teknike (belgu mund të zëvendësojë Giroud si sulmues në pjesën e dytë) ashtu edhe për logjikën e rotacionit në funksion të ndeshjes kundër Napolit të dielën.

Për pjesën tjetër, siç pritej, mbrojtja dhe mesfusha konfirmohet kryesisht me alternimin e zakonshëm në të djathtë midis Saelemaekers (nesër do të jetë radha e tij) dhe Messias.

Krunic është kthyer gjithashtu dhe ne pjesen e dyte pritet te jete zevendesimi i pare sidomos ne mesin e fushes nese do te dale njeri mes Tonalit dhe Bennacer. Sa i perket mbrojtjes, gjithashtu Kjaer mund te futet ne pjesen e dyte.

Formacioni: Maignan; Calabria Kalulu Tomori Theo; Tonali Bennacer
Saelemaekers Brahim Leao; Giroud. Balotazhi: Brahim Diaz-De Ketelaere (70-30%) Te skualifikuar: / Te padisponueshem: Florenzi, Rebic, Origi dhe futbollistet jo te perfshire ne listen UEFA