Foto-Zelenski i “jep zemër” Bashës/ Shfaqet në Kuvend bashkë me Berishën

Prej kohësh, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte “zhdukur” nga ekrani.
Reagimet në media apo qoftë edhe në rrjetet sociale janë të rralla. Por, përdor “servilët” e tij në faqen zyrtare të PD-së, e cila vijon të mbahet peng.
Gjithashtu Basha prej kohësh nuk merr më pjesë as në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, as në seancat e Kuvendit, sa herë që aty ndodhet edhe ish-kryeministri Berisha.
Për më tepër, pak javë më parë, sapo në Kuvend mbërriti Berisha, Basha është fotografuar duke ikur fshehurazi si “struci”.
Por, sot ka ndodhur çudia. Basha është fotografuar në sallën e Kuvendit, ndërkohë që aty ka qënë i pranishëm edhe Berisha.
Me sa duket ka marrë “zemër” nga video-call i presidentit të Ukrainës, Zelensky, i cili iu drejtua sot Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al
Pas rikthimit të Berishës/ Basha ikën, fshehurazi, pa u ndier nga Kuvendi





