Frederik Ndoci: “Injoronca këtu është bërë monument, rinia shqiptare nuk ka edukatë”

Federik Ndoci nuk ka aspak mendim të mirë për rininë shqiptare. Ka të drejtë, në fakt. Ka të drejtë 100%. Së fundmi ai është shprehur se injoranca në ditët e sotme po kthehet në monument dhe rinia e sotme është e paedukuar.

I ftuar në emisionin “Now” në televizionin Euronews Albania, këngëtari shkodran theksoi se rinia nuk është e edukuar mirë, ndërsa u shpreh kritik për flamurin me yll që u shfaq në festivalin “Sunny Hill”, duke thënë se një fenomen i tillë duhet të merret parasysh.

“Është paradoksi i kohërave. Injoranca po kthehet në monument. Po harrohet thelbi kryesor, ne s’kemi rini të edukuar sot. Nuk edukohet rinia duke vendosur në shesh flamuj me yll. Këta janë fenomene që duhen dënuar”, – theksoi Ndoci.

Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se filmat e komunizmit nuk duhet të hiqen, pasi janë pjesë e historisë. Ndoci i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi mendimin e tij kundër.

“Ça të keqje ka tek ‘Beni ecën vetë” ose “Zonja nga Qyteti”? Është një periudhë që është pjesë e historisë. Është pjesë e historisë”, tha ai.

“Diçka që hiqet është risk të përsëritet. Është pjesë e historisë edhe pse është errët”, nënvizoi Ndoci, i cili ka qenë pjesëmarrës në disa prej këtyre filmave.