Futbollisti kuqezi transferohet në Greqi, Bushi: Nuk e prisja, tani e merr Kombëtarja A! I thashë Rejës ta fuste në formacion

Enis Cokaj ka bërë një hap të madh në karrierë. Mesfushori shqiptar ka lënë Lokomotivën në Kroaci dhe është pjesë e Panathinaikos në elitën e futbollit të Greqisë.
Mbi këtë transferim ka folur edhe trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Në një intervistë për median greke “Sdna”, Bushi u shpreh se është në dijeni të vlerave të këtij mesfushori, madje ia ka bërë të qartë edhe Rejës këtë gjë.
“Cokaj është futbollist shumë i mirë. Fola javën e kaluar me të, nuk e prisja se do të vinte në Greqi. Është lojtar që shquhet për vrapimet në mesfushë dhe topat e gjatë diagonal.
Lojtar skuadre, punëtor dhe me këmbë të fortë. Është i mirë në bllokim të aksioneve dhe në krijim e tyre. Mendoj se ky është një transferim shumë i mirë i Panathinaikos.
Përmes kësaj lëvizje, Cokaj do të vendoset te Kombëtarja A. I dhashë mundësinë të luante për herë të parë te U21, madje i kërkova trajnerit Reja ta merrte në ekip të parë dhe ta vendoste në 11”, tha Bushi.
Panathinajkosi është një nga klubet më të njohura të Greqisë, ku ka një histori të sukseshme dhe një traditë të madhe. Ndërkohë, Enis Çokaj ishte një nga elementet kryesore të Lokomotivës së Zagrebit, ku ka spikatur me lojën e tij në mesfushë.





