Gabimi i pafalshëm i Rejës, futbollisti që u injorua prej tij shënon një supergol me roveshatë (video)

Emir Sahiti ka realizuar një eurogol në Kroaci. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili pas aventurës te Shqipëria U21 debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në qershorin që lamë pas, ka zhbllokoi takimin Hajduk-Varazdin me një veprim të jashtëzakonshëm.
Sahiti shfrytëzoi një krosim të Livaja në minutën e 33-të dhe tundi rrjetën kundërshtare me një roveshatë të mrekullueshme. Hajduku në avantazh dhe momentalisht në vend të dytë në kampionatin kroat.
Ndërkohë, ky ishte goli i parë sezonal në kampionat për Sahitin, i cili dërgoi ultrasit e Hajdukut në festë me golin unik që realizoi.SHIH VIDEON
Kujtojmë se Emir Sahiti ka qenë më parë pjesë e Shqiprisë U21, për shumë kohë me radhë priti një shans nga Reja, por ai shans s’iu dha kurrë.
I gjendur në këtë situatë, anësori vendosi të shkojë të luajë me Kosovën, duke parë që ftesa e Rejës nuk po i vinte.
Të mendosh që ne vuajmë shumë për anësorë, por Reja dhe ata që i qëndrojnë mbi kokë duket se nuk iu prishet mendja dhe vazhdojnë me idetë e tyre.





