Gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve nesër

Pas finales së “Conference League”, Tirana do të presë nesër “Tiranathlonën”, një garë e jashtëzakonshme që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap.

Gara do të zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë.

Nisur nga masiviteti i një ngjarje të tillë sportive, me përmasa ndërkombëtare dhe për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht.

Qendra e qytetit do të jetë “Ditë pa Makina” për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët.

Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Sipas planit të masave, ndalimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29 maj 2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore do të bëhet si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve” – Duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit”, deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit;

Rruga “Daxhit” – Duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”;

Rruga “Diga e Liqenit” – duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”;

Rruga “Panorama e Liqenit” – Duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”;

Rruga interurbane kryesore TEG – lira Shkozë;

Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri – Segment! Nga ura Shkozë, deri tek pallati me shigjeta;

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Willson” tjetri në qendër;

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”;

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht;

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”;

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër;

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht;

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe n qendër.

h.Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht;