Gazetari i DAZN | “Ibrahimovic? Mjafton një vështrim nga stoli për ta kuptuar…”

Derbi i fituar dje nga Milani do të shkaktojë diskutime për një kohë të gjatë. Episodet e arbitrimit dhe mes tifozëve tashmë kanë kaluar, por 3 pikët e fituara nga kuqezinjtë mund të peshojnë vërtet shumë në planin afatgjatë.
E pardjeshmja ishte një ndeshje anormale, por që Milani i disa viteve më parë nuk do ta kishte fituar kurre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lojtarëve në fushë, por edhe për mentalitetin që kuqezinjtë kanë prej disa sezonesh.
Nëse Milani arriti të fitojë Scudetton sezonin e kaluar dhe t’i luajë këto ndeshje me mendësinë e duhur, kjo është falë klubit, Piolit dhe gjithashtu Zlatan Ibrahimović-it. Suedezi, pavarësisht ndeshjeve të pakta të luajtura muajt e fundit, është ende vendimtar.
Gazetari i DAZN-it, Stefano Borghi, na shpjegoi se si: “Ndikimi i Ibrahimovicit në rilindjen dhe revolucionin e këtij Milani vazhdon edhe tani. Një figurë te tillë që të shikon edhe nga stoli, që të nxit, bertet, bejen me shenje dhe të rreh ne menyre figurative në stërvitje, për mendimin tim e ndjen…”.
Dhe ky fakt është evident: mjafton një shikim, një gjest apo disa fjalë për të kuptuar se çfarë dëshiron të komunikojë Ibra. E gjithë kjo, duke i shtuar punës së stafit dhe drejtuesve, e ka sjellë Milanin atje ku është tani dhe ku e meriton”.



