Gazetari nuk ka dyshime: “Çështje kohe! Filozofia e Milanit do të flitet edhe në Champions…”

Milan nuk e nisi kete sezon si vjet duke fituar te gjitha ndeshjet ne Serie A por qe sigurisht me fitoren e fundit të madhe në derbin kundër Interit ka treguar edhe nje here pse jane shpallur kampionet e Italise sezonin e shkuar.
Ne Champions League mberriti pika e pare ne fushen e Salzburg, ne nje 1-1 qe megjithate nuk duhet flakur. Vetem kujtoni qe vjet per piken e pare ne grup u deshen 4 ndeshje.
Luca Marchetti vlerëson skuadrën kuqezi. Gazetari foli për TMW Radio duke u ndalur te momenti i Djallit dhe çfarë mund të ndodhe ne te ardhmen ne kete sezon. Ai ka besim se shume shpejt dimensioni kuqezi do te jete edhe europian.
“Milani bëri një zgjedhje shumë të drejtpërdrejtë, ata përdorën mundësinë e Origit për një transferim të lirë pa kosto duke paguar vetem rrogen, pastaj morën vetëm lojtarë të rinj, duke vënë bast pothuajse të gjithë buxhetin e tyre te De Ketelaere.
Milani ka mbajtur të njëjtën filozofi, ka futur vetëm një titullar gati dhe është kujdesur që gama e alternativave që disponon Pioli të zgjerohet me të njëjtën filozofi, pra e re dhe cilesore por qe duan kohe dhe nje amalgam taktiko-teknik”.
“Kuqezinte ne derbin ishin shumë më lart se Interi deri në 3-1, më pas skuadra e Inzaghit pati një reagim të madh nervash dhe krenarie. Megjithatë, Milan ishte dominues, dhe do të jetë gjithashtu në Evropë. Nuk do te kapem fare te 1-1 ndaj Salzburg sepse ne Champions jashte fushe eshte teper e veshtire.
Filozofia e Milanit nuk do të ndryshojë, ai do të luajë edhe në Champions League si ne Serie A dhe ka shansin të kalojë grupin, ndryshe nga viti i kaluar. Eshte ceshtje kohe sipas meje dhe dimensioni i shfaqur ne Itali do te ndodhe edhe ne Europe”.



