Gazzetta dello Sport | “Pioli kundër Spallettit. Fatet e kryqëzuara të të keqtrajtuarve”

“Fokusi te dy protagonistët në stolin e ndeshjes së madhe të nesërme mes Milanit dhe Napolit, Stefano Pioli dhe Luciano Spalletti”… Il Giornale shkruan keshtu per suepersfiden e dites se neserme ne San Siro.
“Pioli kundër Spallettit. Fatet e kryqëzuara të të keqtrajtuarve nga Interi..”. Të dy trajnerët u lartësuan dhe më pas u shkarkuan nga klubi zikalter. Të dy kanë rifilluar në mjedise kërkuese dhe ku duhej dicka me shume per te ndertuar, por si Milan dhe Napoli i lejuan ata të punonin pa presione.
Ende herët për të folur për një sfidë vendimtare për Scudetton, por do të jetë ende një ndeshje e rëndësishme, udhëkryqi i pare i sezonit duke pare edhe formen qe mberrijne.
Kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë deri në ndeshjen e madhe në San Siro që do të vendosë kundër njëri-tjetrit dy nga tre liderët e Serisë A, Milanin dhe Napolin. Kuqezinjtë do të jenë pa Rafa Leaon dhe shumë lojtarë të tjerë sulmues si Rebic, Origi dhe Ibra.
Napoli do të shfaqet në Milano pa Osimhen. Këto janë zgjedhjet e mundshme të Piolit dhe Spallettit në prag të supersfidës, duke ditur se trajneri i ekipit axurr ka me shume se nje alternative perpara.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere, Saelemaekers; Giroud. / NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia



