Gazzetta ngel në klasë dy futbollistë, shpëton 4 nga Milan! Analiza e Sconcertit

Në notat e sotme të Gazzetta dello Sport, pas ndeshjes Milan-Napoli, vleresimi më i lartë mes kuqezinjve shkon për Theo Hernandez (7), autor i asistimit për golin e Giroud dhe shumë lojërave të tjera të bukura në krahun e majtë.
Gjysmë note më pak për Bennacer, Krunic dhe Giroud, ndërsa 6 Maignan, Tonali, Saelemaekers, De Ketelaere, Kalulu dhe Diaz. 5.5 për Calabra dhe Kjaeri, ndërsa më të këqijtë në fushë ishin Dest dhe Tomori (5 për të dy).
Në rubrikat e Corriere della Sera, Mario Sconcerti komentoi mbrëmë për Milan-Napoli: “Milani e meritonte barazimin, por Napoli nuk vodhi asgjë. Ishte një Milan që ishte i bukur ndonjëherë, më shpesh i ngushte ne repartin e fantazise dhe zonen e Napolit”.
“Kvaratskhelia detyroi Kjaerin dhe Calabria me dy kartonë të verdhë, më pas fitoi penalltinë. Ka një konfuzion në mbrojtjen e Milanit, Kalulu dhe Tomori janë më pak të pranishëm, Simeone shënoi një gol të mrekullueshëm, por pati kohë per ta bere. De Ketelaere ishte në lojë gjate gjithe kohes dhe mori pjese, por nuk eshte se ndryshoi.
Më i miri ishte Giroud, kurse Napoli kishte forcen e përgjithshme. Një skuadër e pjekur, e gatshme, e sigurt me vendin e 1. Nuk ndryshon shumë, Milan është aty akoma, Napoli dhe Atalanta pak më shumë se kuqezinjte”



