GDS | De Ketelaere djalë i artë? Për Milanin është vetëm çështje kohe! Pioli dhe Maldini…

Për Charles De Ketelaere duhet durim. Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2001, i ardhur në verë pas një negociate shumë të gjatë, për 32 milionë euro plus tre bonuse, ende nuk e ka shënuar golin e parë me fanellën e Milanit.
Ka pasur një pritje të madhe për futbollistin belg. Djalli ka investuar shumë tek ai, i bindur se mund të bëhet protagonist absolut i skuadrës së Stefano Piolit. Përfshirja e trajnerit ishte graduale. Në fillim të kampionatit ishte Brahim Diaz ai që luajti nga minuta e parë. Në fakt, mes spanjollit dhe De Ketelaere u zhvillua një stafetë e vërtetë.
Ata alternoheshin si titullare por edhe gjatë ndeshjeve bënin stafete. Kundër Interit dhe Salzburgut, megjithatë, ishte CDK ai që doli në fushë që në minutën e parë. Ndoshta performanca më zhgënjyese e tij erdhi në Austri. Ai u përpoq, më shumë se herët e tjera, për të dialoguar me shokët e tij dhe për të gjetur pozicionin e duhur në fushë.
Megjithatë, nje koridor i pare nga vetem ai solli aksionin e golit te Saelemaekers. Pastaj ai bëri shumë pak. Megjithatë, Brahim Diaz, i cili zuri vendin e tij, sigurisht që nuk mundi të bënte më mirë. Charles De Ketelaere, siç thamë, duhet pritur, ashtu siç u bë me Tonalin, i cili tregoi vlerat pas një viti. Shpresa është e qartë se do të marrë më pak kohë. Edhe ndaj Interit, belgut i mungonte vazhdimësia.
Ai e humbi Brozovic në golin që kaloi në epërsi zikalterit, por dha shpirtin për të gjithë ndeshjen, madje arriti të tregohej edhe disa prekje te bukura. Milani ka vendosur të investojë shumë para dhe e beri pa u menduar dy here…
Lojërat e tij më të rëndësishme, deri më tani, janë padyshim dy asistimet, të cilat dërguan Rafael Leao dhe Pierre Kalulu në portë kundër Bologna-s. San Siro është me “e pershtatshme” per talentin belg. Tani, megjithatë, duhet të jemi të durueshëm, duke e ditur se do të duhet kohë për t’u zhytur plotësisht në mekanizmat e Milanit. Koha me Tonalin ka shpaguar, do ta bëjë edhe me De Ketelaere.



