Gds | Formacionet e mundshme në derbi!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin fillestar për ndeshjen kundër Interit në krahasim me skuadrën që barazoi me Sassuolo-n në mesjavë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli do t’i rikthehet mbrojtjes së tij ‘zgjedhja e parë’ e Davide Calabria, Pierre Kalulu, Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez përballë portierit Mike Maignan.

Sandro Tonali dhe Ismael Bennacer duhet të ribashkohen me Tommaso Pobega që kthehet në stol, dhe Charles De Ketelaere mendohet të rifitojë vendin e tij fillestar ne dem te Brahim Diaz si lojtar i fantazise.

Junior Messias ka 55% shanse për të startuar në krahun e djathtë (Saelemaekers 45%), me Rafael Leao në krahun e majtë dhe Olivier Giroud përpara, me francezin sigurisht që ka shënuar një dygolësh për fitore në derbin e fundit të ligës.

Gds | Formacionet e mundshme në derbi!

Milan XI (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud.

Te Interi sakaq, Inzaghi eshte i vendosur per te konfirmuar mbrojtjenme Skriniar, De Vrij, Di Marco, kurse Darmian dhe Dumfries do te jene ne krah, ndersa Barella, Brozovic dhe Calhanoglu ne mesfushe. Ne sulm, Lautaro-Dzeko.

Inter XI (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Martinez, Dzeko.