GDS | Ja si prezantohen ekipet para Milan-Juventus! Formacionet e mundshme

Milan do të përballet me Juventusin në San Siro nesër në mbrëmje duke kërkuar të korrigjojë gabimet e humbjes së mesjavës kundër Chelseat në Stamford Bridge sa i perket grupit te Champions League ku megjithate eshte 4 pike.
Një San Siro i mbushur komplet do të dëshmojë një rivalitet historik teksa skuadra e Allegrit mberrin pas dy fitoresh radhazi ndaj Bologna-s ne kampionat dhe Maccabi Haifas ne Champions La Gazzetta dello Sport (siç shihet më poshtë) raporton se Theo Hernandez do të kthehet në formacionin titullar për Milanin, me Sergino Dest, Pierre Kalulu dhe Fikayo Tomori që kompletojnë mbrapa mbrojtjen përballë Ciprian Tatarusanu.
Ismael Bennacer dhe Sandro Tonali do të ruajnë vendet e tyre në mesfushe me Rade Krunic që pritet të mbetet në krahun e djathtë dhe Rafael Leao në krahun e majtë. Charles De Ketelaere – i cili është në kërkim të golit të tij të parë si lojtar i Milanit – mendohet të jetë lojtari pas Olivier Giroud. Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.
Ne anen tjeter, Juventusi pa Di Marian e skualifikuar dhe me mungesen e De Sciglios, do t’i kthehet formacionit 4-4-2 me dyshen e sulmit qe pritet te perbehet nga Milik dhe Vlahovic.
Ne mbrojtje Danilo ne nje krah dhe Sandro ne tjetrin, ku ne qender do te jene Bonucci-Bremer. Ne mesfushe McKennie, Paredes, Rabiot qe eshte ne forme dhe ne krahun e majte Kostic. Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Paredes, Rabiot, Kostic; Vllahovic, Milik.



