GDS | Rinovimi i Leaos, strategjia e dyfishtë e kuqezinjve! Mbërrin Maldini dhe Massara në Casa Milan (VIDEO)

Milani dëshiron ta blindoje, lojtari dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te kuqezinjtë, por pavarësisht kësaj, për momentin, rinovimi i Rafael Leaos ende nuk ka ndodhur.
Vullneti i klubit dhe i sulmuesit përkojnë, por duhet të gjendet akordi me përfaqësuesit e portugezit që të gjithë do të donin të kishin një rol kryesor: babai i Rafës, avokati francez dhe sigurisht Jorge Mendes.
TAKIMI I SOT – La Gazzetta dello Sport sot ka publikuar nje artikull duke shpjeguar se sot mund të jetë një ditë e rëndësishme duke qenë se një takim mes palëve është planifikuar në Casa Milan. Nuk do të jetë një samit vendimtar, por do të jetë thelbësor për të orientuar përfundimin e kësaj historie.
Pikerisht ne kete momente Paolo Maldini, drejtori teknik kuqezi, por edhe Ricky Massara, drejtori sportiv, kane mberritur ne seline e klubit ku do te presin babain e Rafa Leao-s per kete takim.
Arrivato ora anche Paolo #Maldini. Siamo in attesa del padre di #Leao pic.twitter.com/A8FlCafgEh
— Antonello Gioia (@antonello_gioia) October 18, 2022
Për të komplikuar gjithçka është edhe ceshtja e njohur e dëmshpërblimit që Leao i detyrohet Sporting Lisbonës (rreth 20 milionë euro i ndare me Lille). Klubi kuqezi ka thënë tashmë se është gati t’i qëndrojë pranë lojtarit si nga pikëpamja morale dhe mbi të gjitha nga pikëpamja ekonomike.
SUPER OFERTË – Milani dëshiron ta mbajë atë me çdo kusht dhe për këtë arsye është gati të vendosë në pjatë një super propozim për të bindur talentin portugez të vazhdojë kontratën e tij e cila aktualisht skadon në vitin 2024. “A mund te flasim me Leaon per antipaste per rinovim” u pyet Maldini teksa dilte dje nga Gran Gala di Calcio… Pergjigjia e tij ishte me humor: “Si te doni?”
#Milan–#Leao prove di rinnovo 🤝🏻#Maldini e il papà del portoghese provano “un antipasto” per estendere il contratto del 17 rossonero 📝#Sportitalia pic.twitter.com/mn9h2xLCWq
— Sportitalia (@tvdellosport) October 17, 2022
Kuqezinjtë mund të vendosin të ofrojnë një rroge shumë të pasur, duke zgjidhur çështjen nga procesi gjyqësor në pritje, ose mund ta ndihmonin Rafën në pagesën e dëmshpërblimit ndaj Sportingut, por padyshim që në atë moment propozimi për pagën do të ishte më i përmbajtur.
Të shohim se cila do të jetë strategjia e Milanit që nxiton për të mbyllur këtë aferë dhe për të siguruar xhevahirin e tij që vazhdon të jetë objektivi i disa top klubeve evropiane (Chelsea, Psg, Real, City, United, Liverpool).



