GDS | Tre arsye pse Pioli do të zgjedhë Saelemaekers ndaj Napolit!

Sipas asaj që raportoi sot Gazzetta dello Sport, i dyshuari numër një për të zëvendësuar Rafa Leaon në ndeshjen e madhe të së dielës mbrëma kundër Napolit duhet të jetë Alexis Saelemaekers.

Në mbështetje të kësaj teze ekzistojnë të paktën tre arsye. Belgu e ka mbajtur tashmë këtë rol në të kaluarën dhe do të ishte më i gatshëm në këtë kuptim, pasi i mesuar me mekanizmat!

Më pas, nga pikëpamja taktike, Saelemaekers do të ishte në gjendje të hapte hapësira për Theo Hernandez i cili mund të kthehej për të mbërritur me më shumë vazhdimësi në fundore dhe gjithashtu me levizjet e belgut do te krijohej nje fare “kaosi taktik” qe i pelqen Piolit.

Së fundi, numri 56 po kalon nje moment forme fantastik dhe madje edhe fizikisht duket shume i fresket dhe kete e konfirmojne ndeshjet ne Champions League.

Nderkohe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, kundër Uellsit dhe Holandës. Dy lojtarë të Serie A, të dy nga Milan: Saelemaekers dhe De Ketelaere. Mungojnë për shkak të lëndimit Origi dhe Lukaku. Sakaq, Vranckx u thirr nga U-21.