Gerry Cardinale takohet me lojtarët, pastaj viziton Milanello-n dhe bisedon me trajnerin Pioli – FOTOT

Gerry Cardinale është zyrtarisht pronari i ri i AC Milan, pasi ka blerë klubin me kompaninë e tij RedBird Capital nga Elliott Management. Sot amerikani ishte i pranishëm në Milanello për të uruar skuadrën dhe per te ndjekur edhe stervitjen e kuqezinjve.
Milani arriti të mposht Interin në Derby della Madoninna dhe Cardinale ishte në stadium për ndeshjen e madhe. Ai sot ka bërë edhe vizitën e tij të parë në Milanello dhe ka uruar skuadrën për fitoren e madhe.
Gerry mbajti nje diskutim duke u shprehur krenar me ate qe pa ne fushe dhe duke falenderuar per impenjimin, gjithashtu duke thene se ishte emocion qe ndoqi derbin e tij te pare dhe ekipi fitoi.
Me pas, bashke me drejtuesit ai vizitoi te gjithe qendren stervitore, qendroi me trajnerin Stefano Pioli duke biseduar pak dhe me pas drekoi dhe u largua nga Milanello. Fotot e vizitës së tij mund t’i hidhni një sy në galerinë e mëposhtme.



