GIROUD | “Sezoni i konfirmimit, jemi gati! Edhe pse në Champions ju shihni ndeshjet ndaj Chelsea-t…”

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka dhënë një intervistë të gjatë për RMC Sport ku ka prekur disa tema por edhe duke u ndalur te starti i sezonit: “Në përgjithësi, ne e kemi nisur mirë këtë sezon. Jemi të kënaqur pas Scudetto. Ky është viti i konfirmimit, viti më i vështirë në përgjithësi.
Duhet të ndezim përsëri dritën blu. Jemi edhe më shume te sfiduar, duke pasur parasysh se ne kemi Scudetton në fanellë. Presim gjithnjë e më shumë ndeshje të vështira sidomos sepse luajmë çdo tre ditë. Duhet të jemi gati, kemi skuadrën per t’u konfirmuar edhe këtë vit, por nuk jemi të kursyer nga dëmtimet si shumë skuadra të tjera.
Por ne jemi gati për të marrë këtë sfidë, për të ruajtur pozitat e para, ne kemi ende gjashtë ndeshje të ligës deri në Kupën e Botës plus dy në Ligën e Kampionëve, ku ne me të vërtetë duam të kalojmë këtë fazë të grupeve.
Ne jemi te vendosur shumë mirë në ligë, tre pikë prapa liderëve. Fati ynë është ende në duart tona, ne do të duhet t’i fitojmë dy ndeshjet tona ne Champions. Në nivel personal jam i kënaqur me atë që kam arritur, duhet të vazhdojmë Si kjo. Ndeshjet pasojnë njëra-tjetrën, duhet të marrësh pikët dhe të jesh në një pozicion të mirë pas Kupës së Botës, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
A ndiheni sikur keni marrë një status të ri në këtë ekip? “Është e vërtetë që kam luajtur 13 ndeshje si titullar, gjë që nuk më ka ndodhur për një kohë të gjatë. Kemi mundësi rotacioni, por nuk jemi kursyer nga dëmtimet. Më duhej të vazhdoja, por ndihem shumë mirë fizikisht. Të luaj si titullar më bën të lumtur. Kam përgjegjësi në këtë skuadër dhe ndihem shumë mirë, kështu që shpresoj të vazhdojë”.
A keni zënë më shumë hapësirë në dhomat e zhveshjes edhe për shkak të mungesës së Zlatan Ibrahimovic? “Fakti që Ibra nuk është aty, edhe pse është i pranishëm në ndeshjet e shtëpisë dhe është i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, nuk e ndryshon rolin tim që është të marr përgjegjësinë dhe të jem aty për më të rinjtë nëse kanë nevojë. Më pëlqen te jem si vella i madh dhe e bej me shume deshire, mundohem te jap shembull, deri tani ka funksionuar mire.
A është synimi për të konfirmuar dhe mbajtur ende këtë vend të parë? “Sigurisht, ne duam të mbrojmë titullin tonë. Ne e dimë se ky vit është edhe më i vështirë sepse skuadra si Juve, Napoli apo Inter janë forcuar shumë, pa përmendur Romën, Atalantën, Lazion. Ka shumë skuadra që mund të aspirojnë Scudetto, por ne e nisëm mirë në krahasim me kundërshtarët e drejtpërdrejtë.
Napoli më duket në formë të shkëlqyer, është me të vërtetë skuadra që më bëri më shumë përshtypje në fillim të sezonit. Do të duhet të vazhdojmë dhe të qëndrojmë në krye e renditjes deri në Kupën e Botës. Kemi një sërë ndeshjesh, ndihem mirë fizikisht kështu që… thjesht duhet dhe pak fat”
Ku e vendosni këtë Serie A në krahasim me ligat e tjera? “Me të gjitha nënshkrimet që kanë bërë skuadrat e Serisë A, ato janë forcuar, kjo nënkupton një kampionat më të ngushtë, më konkurrues. Gjithashtu në skenën evropiane, ne kemi parë që Interi dhe Napoli janë vendosur mirë në Champions League. Ne, padyshim , shpresojme te kalojme , eshte ne rregull per Serie A , eshte nje kampionat qe ka patur pak veshtiresi vitet e fundit , por gjithsesi eshte nje kampionat i madh dhe e kemi treguar ne Kupen e Europes .
Ne Serie A eshte shume e veshtire te qendrosh konkurrues çdo fundjavë sepse skuadrat janë të vështira për t’u përballuar dhe të gjithë duan të mposhtin emrat e mëdhenj. Është një kampionat shumë konkurrues edhe për mua… Kur mbërrita, më goditi shumë sepse mendova se kishte shumë më pak intensitet se sa Premier League.
Por u befasova këndshëm kur pashë që skuadrat luajnë presion të lartë, në të gjitha terrenet, ndonjëherë njeri me njeri, në shënimin individual. Është vërtet punë e vështirë gjatë gjithë kohës, nuk duhet të dorëzohesh sepse nëse nuk jeni 100% në një ndeshje, skuadrat kundërshtare do të përfitojnë nga rasti për t’ju vënë në vështirësi.”
A ishte vërtet Chelsea më i fortë në përballjen e dyfishtë kundër Milanit? “Ne ishim të etur, veçanërisht Tim (Bakayoko), Tomori dhe unë, që kemi luajtur te Chelsea, të bënim një përshtypje të madhe në këtë përballje të dyfishtë. Fakti është se, edhe pse nuk kam ndërmend të krijoj justifikime, kemi pasur katër ose pesë titullarë jashte.
Në këtë nivel duhet ta marrësh parasysh, por ne kishim forcën për të konkurruar me Chelsean. Luajtem pak dobet atje, donim ta kompensonim në ndeshjen e dytë. E nisëm ndeshjen shumë mirë, por erdhi ajo penallti qe eshte e veshtire ta japesh. Pastaj nuk ishte e lehte t’ia merrje topin Chelsea-t. Ne ishim shumë të zhgënjyer, prandaj jemi shumë të motivuar per te fituar ndaj Dinamo dhe Salzburg”.



