Gjendet shëndoshë e mirë Meledini në Bjeshkët e Sharrit. Një grup turistësh e kishin strehuar, për shkak të motit të keq

I riu i cili u shpall i zhdukur ditën e sotme fatmirësisht është gjetur shëndoshë e mirë në bjeshkët e Sharrit.

Mësohet se Meledin Adili i cili ishte larguar në bjeshkë për të mbledhur boronicë, nuk ishte kthyer më në banesë.

Ai ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq. I riu u denoncua ditën e sotme nga familjarët pasi që prej ditës së djeshme ata nuk kishin asnjë informacion mbi të.

Familjarët nuk e mbërrinin dot më në telefon dhe ishin alarmuar. Ata sot bënë apel për ndihmë pasi kishin kaluar gjithë këtë kohë duke e kërkuar vet nëpër bjeshkë.

Druanin më të keqen por fatlumi u gjet shëndoshë e mirë falë Zotit. Një prej familjarëve u përgjërua sot për ndihmë.

Ai tha, ju përgjërohemi na ndihmoni ta gjejme, kërkoni sikur të ishte djalë deputeti dhe jo djalë fukarai.