Gjiganti i Duseldorfit që ka bindur edhe Piolin! Ndryshimi i rolit te Schalke dhe premtimi i bërë…

Malick Thiaw nuk mund të kishte ëndërruar për një debutim më të mirë me fanellën e Milanit: pavarësisht se hyri vetëm në minutën e 82-të, të dielën kundër Veronës, mbrojtësi gjerman ishte vendimtar dhe shpëtoi golin dy herë me dy mbyllje të pabesueshme që lejuan Djallin të largohej nga Bentegodi me tre pikët në xhep.

Mëngjesin e sotëm Tuttosport flet për këto dy ndërhyrje: e para në minutën e 87-të kur Thiaw rrëshqiti dhe pengoi një goditje të sigurt nga Depaoli, ndërsa e dyta ishte në minutën e 89-të kur gjermani priti disa centimetra nga vija e portës një top te goditur nga Djuric i cili ishte gati të futej në rrjetë me Tatarusanun ne toker tashme.

Dy shpëtime të jashtëzakonshme që brenda pak minutash i bënë të gjithë të ndërgjegjshëm për cilësitë mbrojtëse të Malick. Përpara të dielës Stefano Pioli nuk e kishte përdorur as për një minutë, ndërsa tani e di se mund të llogarisë tek ai edhe në mbrojtje.

Lojtari, i cili erdhi përgjithmonë nga Schalke 04 në verë, nuk ishte përfshirë në skuadrën e UEFA-s dhe për këtë arsye mund të vendoset vetëm në Serie A. “Do te punoj fort t’i ndryshoj mendje trajnerit dhe kushedi ne janar mund te me riktheje ne listen Champions nese kualifikohemi”.

Pas një periudhe fillestare të ambientimit, gjatë së cilës ai punoi shumë për të kuptuar dhe mësuar kërkesat e Piolit, tani Thiaw dëshiron të bëhet një burim i rëndësishëm për Djallin.

KARRIERË – Edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, për të mësuar më shumë për lojtarin e ri të Djallit ka nxjerrë një profil interesant të Thiaw: I lindur në Gjermani nga një baba senegalez dhe një nënë finlandeze, ai filloi të lëvizte hapat e tij të parë si futbollist në Fortuna Dusseldorf dhe më vonë luajti për Bayer Leverkusen dhe Borussia M’gladbach, përpara se të mbërrinte te Schalke 04 ku u bë një lojtar profesionist.

Prandaj karriera e tij filloi në Gjermani dhe për këtë arsye zgjodhi të veshë fanellën e kombëtares gjermane dhe jo atë të Finlandës apo Senegalit. Arriti në verë te Milani për 5 milionë euro plus dy bonuse dhe 10% te rishitjes. Thiaw është një qendërmbrojtës fizik, atletik, reaktiv, por roli i tij i parë ishte ai i mesfushorit (me nuhajte për gol pasi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në një sezon në ekipin U-19 të Schalke me 8 gola).

Norbert Elgert, trajneri i asaj skuadre, megjithatë, më pas e vendosi atë në mbrojtje ku bëri një hap në cilësi. “Ai është një lojtar me perspektiva të mëdha, i shpejtë, inteligjent, teknike te mirë, fizik. Është një djalë me karakteristikat e duhura për të qenë në grupin tonë”, janë fjalët e Stefano Pioli, i cili, pas Veronës, tashmë e di se mund të llogarisë edhe tek ai…