Gjinekologia e njohur: Që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, femrat nuk duhet të lindin pas 35-ve

Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Kroi nënvizoi se është rritur mosha e femrave të cilat bëhen nëna për herë të parë, por edhe të atyre që i mbyllin shtatzanitë.
“Për t’u bërë nënë nuk është e nevojshme të mbarosh fakultetin, të bësh masterin apo doktoraturën. Madje, do ishte mirë që nën moshën 35-vjeç femra t’i ketë mbyllur lindjet, në prizmin që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, shtatzanitë janë më të mbara.
Megjithatë, prej disa vitesh, ne gjinekologët kemi vënë re që është rritur mosha e nënës, jo vetëm në shtatzaninë e parë, por përgjithësisht kur i mbyllin shtatzanitë. Unë kam paciente të cilat janë shtatzanë në moshën 45-vjeç”, theksoi ajo.
Ky është një debat shumë i madh ku mjekët ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme, por shumica është pro kësaj ideje që fëmijët duhet të lindin pa vajtur femra të paktën 40 vjece.
Zakonisht në këtë moshë gratë shtatzëna kanë shumë komplikacione, gjë që në shumë raste vë në rrezik jetën e tyre por edhe të bebit.






