GRAN GALA 2022 | Prezantohen Leao, Theo dhe Maignan. Massara: “Do takoj babain e Rafa-s sonte” (VIDEO)

Frederic Massara, i pranishëm në Gran Galà del Calcio AIC 2022, qe qe do te zhvillohet sonte ne Itali, u intervistua nga Sky Sport. Ai u ndal te ardhja e Fikayo Tomorit fillimisht…

“Ky trend po ndryshon pak, nga Premier League vijnë lojtarë të rinj dhe të fortë. Tomori është një nga shtyllat e kësaj skuadre, jemi të lumtur që e kemi me vete”.

Për Leaon: “Ka gjithashtu një punë të shkëlqyer nga trajneri dhe stafi i tij, të cilët kanë bërë shumë të rinj të rriten, duke përfshirë Leaon që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur që kemi një staf kaq të lartë dhe me cilesi”.

Për rinovimin e Leaos: “Ne kemi besim, duam ta konsolidojmë këtë rritje dhe të stabilizojmë konkurrencën e ekipit. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të vazhduar me Leaon për një kohë të gjatë.

Babai i tij është këtu sonte, kështu që ne do të kemi mundësinë të flasim tashmë në darkë (buzëqesh) “. Sakaq, sonte kane mberritur edhe Maignan, Leao dhe Theo Hernandez qe pritet te vleresohen nga Lega Serie A per sezonin e vjetshem.