Granit Xhaka tregon nervin e shqiptarit, momenti kur i sulet kapitenit të Liverpoolit (video)

Arsenali ka fituar 3-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier. Golat për The Gunners i shënuan Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka me dy, ndërsa për The Reds realizuan Darwin Nunez dhe Roberto Firmino.

Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 6.97, me Liverpoolin që u vlerësua me 6.56. Saka ishte lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 8.1.

Granit Xhaka pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me 6.8. Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi doli të ishte Thiago Alcantara, që u notua me 6.1.

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore në Premierligë, duke mposhtur me spektakël 3-2 ekipin Liverpoolit në ‘Emirates’.

Gjatë pjesës së dytë, Granit Xhaka pati një fjalosje me kapitenin e ‘The Reds’ Jordan Henderson. Futbollisti kosovar e kap për fanelle kundërshtarin e tij duke treguar kështu karakterin e tij.

https://youtu.be/YmkPMNsdgYg

Pas javës së dhjetë, Arsenali vazhdon të jetë lider me 24 pikë, ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e dhjetë me dhjetë sosh, ndërsa në xhiron e 11-të do skuadra londineze takohet me Leedsin, e Liverpooli takohet me Manchester Cityn.