Gruaja: “E copëtova burrin siç bëj me pulën, më trajtonte keq dhe kishte dashnore”

Zbulohen detaje nga ngjarja jashtë çdo limiti të imagjinatës që ndodhi në Itali, ku një 68-vjeçare shqiptare copëtoi burrin e saj 71-vjeçar dhe trupin e tij e hodhi në kanal nëpër qese plastike.

Siç raportojnë mediat italiane, gjatë marrjes në pyetje të Nadire Kurtit, gruaja ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë e vetme, po ashtu edhe copëtimin e trupit të tij.

E pyetur nga hetuesit se si ka mësuar të presë në një formë të tillë, gruaja ka befasuar duke thënë, “Veprova njëlloj sikur po prisja një pulë”.

Nadirja, u gjurmua pasi policët kishin vendosur nën përgjim celularin e djalit të çiftit, falë të cilit krijuan dyshime nga bisedat telefonike.

Por rrëfimi i vërtetë erdhi më 18 gusht, kur Nadirja i lejoi hetuesit të hyjnë në botën e saj, ku sipas hetuesve është vështirë të kuptosh nëse vuan nga çrregullime të rēnda mendøre.

Ajo thotë se Shefkiu e ka keqtrajtuar, por për momentin karabinierët nuk kanë gjetur asnjë provë. Gjithashtu gruaja ka thënë se ai kishte një dashnore me të cilën fliste nëpërmjet një çipi që kishte në vesh.