Gruaja nga Kavaja u martua për lekë dhe kërkon divorc, Gjykata i kërkon foto nga krevati

Mjaft shqiptarë dihet se prej vitesh përdorin martesa të rreme, thjesht për letra, dhe kjo për të rihyrë në vendet e BE pas ekspulsit që kanë marrë vitet e shkuara për arsye nga më të ndryshmet.
Kjo martesë bën shpesh që gra shqiptare të jenë 100% të gatshme të bëjnë celebrim në këmbim të parave, për t’ju dhënë këtyre personave mbiemrat e tyre. Pra, e gjitha për efekt dokumentacioni.
Emisioni “Breaking” së fundmi ka intervistuar një zonjë nga Kavaja, e cila tregon pse zgjodhi të bëjë këtë martesë. Arsyen mund ta merrni me mend, por ka rënë një hall të madh.
Zonja 50 vjeçare është shprehur se po kërkon me cdo kusht të divorcohet, por e ka të pamundur nga gjykatat. Ajo vetë nuk di se si të veprojë. Gjykata kërkon fakte, si për shembull foto nga shtrati.
“Atë burrin e kam njohur para tre vitesh. Ishte dhëndri im që ma ofroi. Ai kërkonte mbiemrin tim. Në këmbim ai më dha 1 milion lekë të vjetra. Pra, thjesht e bëra për arsye ekonomike”, shprehet zonja.
“Personi është dakord që të ndahemi. Kam bërë 10 seanca gjyqësore. Më kërkojnë unazat, shtëpinë, shtratin ku ke fjetur. Burri më ka ndërruar jetë, ka 10 vjet. Kam fëmijët. Unë dua nga gjykata vetëm shkurorëzim. E bëra gabimin, tani dua zgjidhje”.





