Habit modelja shqiptare, 2 mijë euro në muaj për kremra fytyre dhe krehër për këmbët

VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.
Mirëpo, një modele shqiptare së fundmi nuk nguron të tregojë dhe shifrat marramendëse të shpenzimeve, pa arsyetuar se ku i gjen lekët.
Bëhet fjalë për modelen Erjola Doçi dhe deklaratat e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.
Gjatë një interviste televizive, ajo shprehet se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj, pra që i bie më shumë sesa rroga e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, ajo i harxhon vetëm për trajtimin e fytyrës.
Ajo ka habitur dhe me një deklaratë tjetër, kur thotë se ka krehër për të krehur këmbët pas dushit, një deklaratë e pazakontë që dëgjohet për herë të parë se krihen edhe këmbët.
“Sa shpenzon për të qëndruar në formë? Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas dushit kreh këmbët që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Nuk ka të bëjë kostoja, por fatkeqësisht na ka bërë Zoti të shtrenjtë.” ka thënë Erjola Doçi gjatë një interviste.






