“Hajde shalqi”: Burri përdorte si tezgë, një Lamborghini 600 mijë dollarshe

Një shitës i pazakontë në rrugët e qytetit i cili kishte kthyer automjetin e tij Lamborghini në tezgë për tregtimin e shalqinjve. Sipas uniformave blu, ai ishte një influencer Iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale.
 
Policia vendosi ta gjøbisë me 1,228 lira turke ($165), me argumentin se po përdorte makinën për qëllime të tjera, nga ato që kishte marrë leje. Atij iu pezullua drejtimi i automjetit për 15 ditë.

 
Burri kishte nisur aktivitetin e tregtisë që prej datës 2 shtator, duke shitur shalqinj për 5 lira (60 cent).

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.
 
Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë).

Ndërsa taksa vjetore e mjetit që shkon nga zero në 100 km/h për 2.9 sekonda, është 46,000 liras ($6200).