Hakerat ukrainas tentojnë të prishin festën ruse më 9 maj, bllokojnë furnizimin me vodka

Hakerat e Ukrainës janë vënë në lëvizje për të prishur sado pak gëzimin e rusëve më 9 maj, kur dhe do të festojnë fitoren ndaj nazizmit.

Mësohet se hakerat e ushtrisë ukrainase po shënjestrojnë dërgesat me alkool. Kremlini ka një sistem interneti, i cili koordinon furnizimin me vodka të dyqaneve.

Por sipas gazetës së Moskës “Vedomosti”, fabrikat tani nuk janë në gjendje të marrin porosi për pije alkoolike ose t’i transportojnë në dyqane.

Dhe rusët si dashamirës të vodkës, kanë një arsye të re për tu ankuar për luftën e nisur ndaj Ukrainës.

Grupi ukrainas i hakerëve u lumturua me suksesin e tyre. shkruanin me gëzim në aplikacionin e mesazheve Telegram: “Mediat ruse raportojnë për përparimin tonë”.

Mediat kanë shkruar se nëse bllokada vijon, kjo do të dëmtonte rëndë të ardhurat buxhetore. /The Mirror/