Hapet sezona turistike, kosovarët mbushin Ulqinin

Qindra mijëra kosovarë edhe për këtë fillim maj e Bajram ia kanë mësyer Ulqinit.
Derisa edhe zyrtarisht është hapur sezona turistike për vitin 2022.
Gzim Hajdinaga, drejtor i Organizatës Turistike, tha se po hapin sezonën turistike për sivjet.
Të gjithë për turizëm është motoja dhe se presin që sivjet të jetë një sezonë turistike e sukseshne sikur ajo e vitit të kaluar.
Ndërsa Skender Ibroqi, pronar i hotelit me Metropolis holiday cila ndodhet afër plazhit madh ka mbi 30 dhoma dhe ofron kapacitet për mbi 70 persona, ka thënë se janë gati për sezonën dhe mikpritjen ulqinake.
Derisa mijëra kosovarë për një maj e Bajram po qëndrojnë në Ulqin edhe koha është mjaft e nxehtë.
E hapjen e sezonës turistike e kanë bërë edhe fëmijët me veshje tradicionale kombëtare, këngë, valle e aktivitete tjera.





