Harvard/ Gjuha shqipe futet lëndë mësimore

Për herë të parë, gjuha shqipe tashmë është lëndë në Universitetin e Harvardit, në kuadër të departamentit të Letërsisë Krahasuese. Kjo u bë e ditur nga administratori i departamentit, Faton Limani.

Ai tha se, gjithë kjo është arritur nga ai, në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm, sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho, kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe, si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe, do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced), në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, njoftoi Limani.