Humb jetën 50-vjeçarja në Korçë, familjarët akuzojnë mjekët: U treguan neglizhentë

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës.

Sipas raportimeve, gruaja është paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit pasi ka pasur hemorragji.

Stafi i ka bërë një gjilpërë e më pas është dërguar në banesën e saj.

Më tej mësohet se këtë mëngjes, familjarët e kanë gjetur trupin e gruas pa shenja jete e për këtë akuzojnë bluzat e bardha.

Policia ndërkohë është duke punuar për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

j.l./ dita