Hysaj katastrofë, Strakosha e Berisha për faqe të zezë! Gjasula, Lenjani dhe Balliu super

Shqipëria e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Një situatë jo e mirë te Kombëtarja për shkakun e dëmtimeve si Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti dhe Rei Manaj. Nga krahu tjetër, jo të gjithë lojtarët po gjejnë hapësira në ekipet e tyre.
“Sport Ekspres” ka përgatitur një listë ku krahë secilit futbollist gjenden edhe minutat e tyre për këtë sezon të ri, sa i përket vetëm ndeshjeve të kampionatit.
Më keq se të gjithë është Elseid Hysaj me vetëm 45 minuta te Lacio, duke përjashtuar këtu portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.
Thomas Strakosha 0 minuta, Etrit Berisha 0 minuta, Elhan Kastrati 450 minuta, 5 ndeshje, Elseid Hysaj 45 minuta, 4 ndeshje, Arlind Ajeti 270 minuta, 3 ndeshje, Adrian Bajrami 496 minuta, 6 ndeshje
Ardian Ismajli 540 minuta, 6 ndeshje, Albi Doka 265 minuta, 4 ndeshje, Ermir Lenjani 516 minuta, 6 ndeshje, Enea Mihaj 360 minuta, 4 ndeshje, Frederik Veseli 270 minuta, 3 ndeshje, Ivan Balliu 450 minuta, 5 ndeshje
Keidi Bare 49 minuta, 3 ndeshje, Kristjan Asllani 23 minuta, 2 ndeshje, Klaus Gjasula 592 minuta, 7 ndeshje, Amir Abrashi 354 minuta, 5 ndeshje, Ylber Ramadani 540 minuta, 6 ndeshje, Nedim Bajrami 294 minuta, 6 ndeshje
Qazim Laci 205 minuta, 7 ndeshje, Endri Cekici 300 minuta, 5 ndeshje, Myrto Uzuni 412 minuta, 5 ndeshje, 4 gola, Taulant Seferi 289 minuta, 4 ndeshje, 0 gola,Armando Broja 69 minuta, 4 ndeshje, 0 gola, Sokol Cikalleshi 270 minuta, 3 ndeshje, 0 gola





