“I dua flokët e tu! Unë të dua. A është shumë shpejt?” Ishte ky reagimi i Ritës pasi pa konkurrentin ne skene

Rita Ora po shijon suksesin e saj kudo në botë, tani jo vetëm si këngëtare e shumë hiteve, por edhe si trajnere në spektaklin e njohur botëror “The Voice”.
Ajo është një nga trajneret më të famshme kur vjen puna te formati botëror “The Voice”. Prej disa sezonesh, shqiptarja Rita Ora është një nga 4 trajneret e “The Voice of Australia”.
Rita Ora mbeti e surprizuar pasi ktheu karrigen për një konkurrent në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”. Ky moment u bë viral dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Ndërsa Richard Tanumi vazhdoi të performonte, ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare u ngrit nga karrigia dhe filloi të kërcente duke bërë lëvizje joshëse.
“E nxehtë! Nxehtë, nxehtë, nxehtë”, dëgjohet duke thënë trajnerja tjetër, Jessica Mauboy, e cila pati një reagim të ngjashëm me Rita Orën. “I dua flokët e tu! Unë të dua. A është shumë shpejt? Shumë shpejt?” tha Rita pasi ai përfundoi performancën. SHIKO VIDEON
Kujtojmë se Rita nuk është thjesht si trajnere e “The Voice” në Autsrali, pasi aty po shijon dhe romancën e dashurisë me partnerin e saj që ka goxha diferencë moshe, por për këngëtaren kjo nuk përbën problem.







