“Iku koha e bollëkut”, kompania Citroën prezanton makinën kursimtare dhe duket klas!

Oli është makina më e re e sapoprezantuar së fundmi nga marka franceze Citroën, që kërkon të japë një mesazh të fortë te konsumatorët. Besojmë se e kuptoni mesazhin që me të parën.

“Iku koha e bollëkut” është një nga frazat që tha në prezantimin e makinës drejtuesi ekzekutiv i Citroën, Vincent Cobée. Më hapur se kaq, nuk mund të kishte folur dot kurrë, apo jo?

Ai u shpreh gjithashtu se “në vend që të jetë si një pallat mbi rrota, me shumë ekrane dhe pajisje, Oli tregon se vetëm me gjërat e nevojshme mund të përmbushet nevoja për një transport të lirë dhe tërheqës”.

Kjo makinë elektrike, e cila ka një autonomi prej 400 km dhe një peshë prej vetëm 1 ton, është 4,2 metra e gjatë, 1,9 e gjerë dhe 1,65 e lartë.

Ia vlen ta blesh, padiskutim. E ardhmja nuk është më luksi. Madje, as e tashmja. Njerëzit janë coroditur nga pasanikët e Instagramit, por kanë harruar parimet bazë të jetës.

Nëse e kemi mendjen te makinat e shtrenjta, e ardhmja do të ketë probleme. Ka ardhur koha të kursejmë, të jemi objektivë dhe të ndershëm me veten. Shkurt, të jetojmë me dinjitet.