Iku nga “Klanifornia”, zbulohet në cilin ekran do ta shohim Eliona Pitarkën sezonin e ri

Eliona Pitarka duket se e la punën si aktore për të marrë përsipër një tjetër rol: atë të prezantueses. Pak ditë pasi njoftoi largimin nga show i humorit “Klanifornia”, ajo tregoi se tashmë do ta shohim në ekranin e një tjetër televizioni, MCN, këtë radhë me sa duket, si moderatore.

Në një foto të postuar prej saj në rrjetet sociale, Eliona shihet e veshur shumë shik në ambjentet e ketij TV, ndërsa lë të kuptohet se aty do të jetë prezantuese programi.

“Kush e gjen se çfarë do bëj në MCN TV është i/e ftuar”, shkruan aktorja që për këtë lëvizje të saj, ka marrë urime të shumta nga ndjekësit. Kureshtja është e madhe për të parë se për emisioni bëhet fjalë, dhe cfarë do të bëjë saktësisht Eliona tani e tutje!

Iku nga "Klanifornia", zbulohet në cilin ekran do ta shohim Eliona Pitarkën sezonin e ri

Eliona Pitarka ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit duke iu përgjigjur pa ngurrim pyetjeve të tyre. Ndër të tjera aktorja ka zbuluar planet për një fëmijë të dytë.

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”, shkruan Eliona. Një tjetër ndjekës e pyeti: “Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashkëshortin, ndonjë këshillë për të martuarit?” “Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e.

Të qennit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”, iu përgjigj aktorja.